Ministrja gjermane e Mbrojtjes nesër për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Ministrja gjermane e Mbrojtjes nesër për vizitë në Maqedoni

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:46
Radmilla Sheqerinska

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Para Ministrisë së Mbrojtjes do të organizohet ceremoni solemne për pritjen e Ursula von der Leyen, ndërsa më pas do të ketë takim kokë më kokë me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.

Radmilla Sheqerinska dhe Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në panel diskutimin nën organizim të fondacionit “Konrad Adenauer” me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat