Tregjet e Evropës janë të hapura për prodhimet e Maqedonisë

Maqedonia

Tregjet e Evropës janë të hapura për prodhimet e Maqedonisë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:10
Daniela Mihajllovska dhe Marlline Burgstaler

Tregjet në Evropë nuk kanë barriera për eksport të prodhimeve të Maqedonisë, por ajo çka ju mungon kompanive të Maqedonisë është se duhet t’i përmbushin standardet të cilat i pranon Bashkimi Evropian.

Këtë e thonë edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe kompanitë e huaja të cilët e shikojnë potencialin për bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë.

“Shikojmë se një potencial të madh për bashkëpunim me tregun e Maqedonisë, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat, gjegjësisht nga gjysma e parë e këtij viti shkëmbimi tregtar është rritur. Veçanërisht vlera është përqendruar në cilësinë e përpunimit. Pra kërkohet partner që posedojnë certifikatë të pranuar në Bashkimin Evropian, thotë Marlline Burgstaler, zv. udhëheqëse në njësinë tregtare në Ambasadë e Austrisë në Republikën e Serbisë.

Edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksojnë se përmbushja e standardeve evropiane është ajo çka ju mungon kompanive të Maqedonisë.

“Tregu i Austrisë dhe tregu i Evropës nuk kanë barriera për eksport të prodhimeve të Maqedonisë, veçanërisht nga industria e metalit dhe industria elektrike, por ajo çka është shumë mbas, në mundësinë e bashkëpunimit, vërehet mungesa e standardeve të duhura të cilat kompanitë e Maqedonisë duhet t’i përmbushin që të mund seriozisht të konkurrojnë në tregun e Evropës”, tha Daniela Mihajllovska nga Oda e Ekonomisë së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat