Sebastian Kurz përsëri u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë të votojnë në referendum

Maqedonia

Sebastian Kurz përsëri u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë të votojnë në referendum

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:14
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, sot nëpërmjet një video inçizim u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve të Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë në referendum më 30 shtator.

“Austria është mik dhe partner i mirë i Maqedonisë. Shpresoj në rezultat pozitiv nga referendumi, në pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe me këtë zgjidhjen e perspektivës evropiane. Unë nuk mund ta sjell vendimin tuaj, por si mik i Maqedonisë, shpresoj në vendim të drejtë dhe të zhvillimit evropian”, Kurz.

Kancelari Austriak të njëjtin mesazh e dha edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoni më 7 shtator. Ai përshëndeti marrëveshjen e arritur me Greqinë, ndërsa pranimi i saj në referendum, siç tha ai, është mundësi e madhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe për tërë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat