Ja sa persona duhet të votojnë që referendumi të dalë i suksesshëm

Maqedonia

Ja sa persona duhet të votojnë që referendumi të dalë i suksesshëm

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:29
Ilustrim

Për të qenë referendumi i suksesshëm, do duhet që më 30 shtator të dalin në votim gjysma e numrit total të votuesve të regjistruar, plus një, respektivisht 903 169 votues. Gjysma e këtyre votuesve plus një, ose 451 585 votues do duhej të votonin për ose kundër ndryshimit të emrit. Ky ishte shpjegimi i KSHZ-së lidhur me censusin e votimit në Referendum dhënë gjatë një takimi joformal me gazetarët.

Përgjigja lidhur me censusin pason diskutimin e djeshëm në Gjykatë Kushtetuese ku disa prej gjykatësve pohonin se për të patur sukses referendumi, do duhej shumicë absolute. Por KSHZ-ja qartësoi se cenzusi varet nga çështja për të cilën shpallet referendumi. Kur të ketë referendum obligues, për ndryshim kufijsh, bashkësi me shtete të tjera, konfederatë dhe ngjashëm, duhettë ketë dalje të shumicës absolute të qytetarëve, ose mbi 900 mijë qytetarëve. Një referendum të tillë obligues me shumicë absolute, Maqedonia do të duhet të organizojë para se të integrohet në BE, pasi bëhet fjalë për heqje dorë nga sovraniteti i shtetit dhe një sërë ndryshimesh tjera.

KSHZ-ja siguroi se ajo tashmë e ka përgatitur të gjithë pjesën teknike të Referendumit, dhe beson se gjithçka do të shkojë sipas planit. U rikujtua se heshtja zgjedhore do të nisë 48 orë para referendumit, e jo 24 orë siç ishte praktikë në zgjedhje. Materialet për votim do të shpërndahen prej KSHZ-së e jo nga klubi i deputetëve, pasi që Qeveria, e ka lënë peng për disa ditë me radhë kërkesën e tyre për shfrytëzimin e hapësirës. Për daljen e qytetarëve do të ketë gjashtë konferenca për media, dyfish më shumë se të zakonshmet 3, dhe do të organizohen çdo dy orë.

Ndërkohë që do të zhvillohet votimi, KSHZ do të ketë dhjetë linja të hapura për denoncim të parregullsive, por denoncimet nuk do ti pranojnë operatorë, vetëm do të inçizohen mesazhe zanore të cilat më pas, shërbimet e KSHZ-së do ti vendosin menjëherë në ueb faqen e tyre. Por anëtarët e KSHZ-së rikujtuan se dënimet për shkelje gjatë procesit të votimit janë tejet të larta, por praktika e deritanishme e mosndëshkimit ka shkaktuar mos respektimin e deritanishëm të ligjit.

30 ditë pas Referendumit, Kuvendi do të duhet të ti dorëzojë KSHZ-së raport financiar se si i ka harxhuar paratë e destinuara për Referendum. Pastaj ky raport do të jetë pre e revizionit nga Enti për Revizion. Teksa po bëhen përgatitjet për një proces tjetër zgjedhor, ende ka komisionerë që nuk janë paguar për shërbimet në zgjedhjet e kaluara. Vetëm nga zgjedhjet e vitit 2016 kanë mbetur pa u paguar mbi 700 komisionerë, por ka edhe një numër të madh komisionerësh që komunat si Shuto Orizari, Studeniçani, Gostivari, Krivogashtani e të tjerë, nuk i kanë lëshuar paratë me arsyetim të llogarisë së bllokuar të komunës, dhe në këtë rast, ato do të duhet të paguhen nga buxheti qëndror i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat