Shënohet Java Evropiane në Maqedoni

Maqedonia

Shënohet Java Evropiane në Maqedoni

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Në kuadër të Javës Evropiane të lëvizshmërisë të vitit 2018-të, sot në Shkup do të mbahet turr me biçikleta.

Çiklistët do të fillojnë lëvizjen nga Porta e Maqedonisë dhe të shkojnë deri Shkollën në Parkun e Qytetit, ku do të përcillet nga një program zbavitës, si një simbol i përdorimit të mjeteve alternative të transportit.

Në turrin me biçikletë do të marr pjesë edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor, Jani Makraduli.

Ngjarja është e organizuar nga Qyteti i Shkupit, me mbështetje nga Zyra e Delegacionit Evropian, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor dhe “Prv do vrv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat