Ngjarjet e 27 prillit: Dudush dëshmoi se Igor Durllovski i ka drejtuar njerëzit

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit: Dudush dëshmoi se Igor Durllovski i ka drejtuar njerëzit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:33
Kurto Dudush

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush sot në mëngjes dëshmoj në Gjykatë për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se ka qenë i frikësuar dhe se nuk ka besuar se do të dalin gjallë nga Kuvendi,.

Dudush i cili gjatë kohë së sulmit në Kuvend më 27 prill ka qenë deputetë tregoi se ka parë se Igor Dullovski se si i drejtonte njerëzit se si të lëvizin.

“Kur turma hyri dhunshëm në qendrën e shtypit dhe lart ke ne, unë arrita të dilja nga atje. Duke lëvizur poshtë shkallëve në korridor, pashë fytyrën e Igor Durllovskit para qendrës së shtypit, nuk jam i sigurt, por mendoj se ndërsa ai po qëndronte, ai i drejtonte njerëzit se si të lëvizin. Unë nuk jam i sigurt, por mendoj se ai më ka dërguar njerëz duke thënë ‘ky është një prej tyre’. Isha në shkallët që arrita t’i shtyja ata kur u përpoqën të më sulmonin. Pastaj sigurimi i Kuvendit më çoi në një zyrë”, dëshmoi Dudush.

Sot në Gjykatë do të duhet të dëshmoj edhe zv. ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtori Drejtorisë për Sigurim Publik, Sasho Tasevskli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat