Shehu: Partitë politike nuk kanë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë

Maqedonia

Shehu: Partitë politike nuk kanë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:36
Ditmire Shehu

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu, në një intervistë për Alsat, flet për përgatitjet e fundi pranë referendumit javën e ardhshme. Ajo thotë se në mesin anëtarëve të këtij institucioni nuk ka ndikime politike. Partitë nuk do të kenë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë, ndërsa rezultatet e votimit pritet të publikohen më shpejtë nga rezultatet gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Përditësimi i Listës Zgjedhore është një proces që vazhdimisht po zhvillohet. Sa i përket listës Zgjedhore që do të përdoret në referendum, ai kaloi nëpër disa filtra. Filtri i fundit u shfaq publikisht në listë nga qytetarët. Disa herë e përmenda që Lista Zgjedhore nuk është ideale. Ne mund të hasim disa lëshime të mundshme, por ne si KSHZ, vazhdimisht po punojmë për të përmirësuar sa më shumë që të jetë e mundur. Ta bëjmë të qartë për publikun se KSHZ-ja merr të dhëna në listë nga institucione të tjera shtetërore, veçanërisht nga Ministria e Brendshme” thotë Ditmire Shehu.

Sipas saj, KSHZ-ja është institucion puna të cilit është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve, në këtë rast referendumit.

“Përbërja e KSHZ-së në të vërtetë është propozuar nga partitë politike, por si një përbërje e re, detyra jonë kryesore është t’i zbatojmë ligjet në Maqedoni. Prandaj, nuk do të ketë ndikim politik. KSHZ-ja ka kapacitet të mjaftueshëm për të realizuar një proces demokratik dhe të suksesshëm”, thotë nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Ajo shton se duke pasur parasysh Ligjin për referendum, ku përshkruhet mënyra e formimit të këshillave zgjedhor, partitë politike nuk do të kenë anëtarë në këshillat zgjedhorë, por do të përbëhen nga gjashtë anëtarë të shtetit dhe administratës publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat