Ivanov tregon a do të votojë me 30 shtator

Maqedonia

Ivanov tregon a do të votojë me 30 shtator

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:09
Gjorgje Ivanov

“Dy herë e mora besimin e qytetarëve që të mos lejoj ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit, dhe nuk pranoj ideja dhe propozime që do ta kërcënonin identitetin kombëtar maqedonas, veçantinë e kombësisë maqedonase, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase. Nuk lëshoj dorë nga ky premtim i imi. Për këtë shkak, më 30 shtator nuk do të votoj”, ka thënë Gjorgje Ivanov para Diasporës së bashkuar maqedonase në Detroit, kumtuan nga Kabineti i Kryetarit.

Kryetari Ivanov tha se secili qytetar ka të drejtë të vendos se si do të veprojë në këtë referendum, të dal të votojë, apo të mos del dhe të bojkotojë.

“Sa për mua, unë tashmë kam votuar. Votova para 27 viteve, më 8 shtator të vitit 1991. Unë isha njëri nga ata që e dhanë votën e tyre për Republika e Maqedonisë të konstituohet si shtet i pavarur, me emër dhe me dinjitet. Nuk dorëzohem nga ai vendim i imi. Për këtë shkak, më 30 shtator nuk do të dal të votoj. Kur e mora funksionin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, dhashë betim se do t’i respektoj Kushtetutën dhe ligjit. Nuk heq dorë nga ky betim dhe për këtë shkak më 30 shtat nuk do të dal të votoj|, ka potencuar Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Ivanov ka thënë se në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sovraniteti vjen nga qytetarët dhe ju takon qytetarëve.

“Mos lejoni dikush atë të drejtë t’ua marrë, mos lejoni dikush t’u desovranizojë. Mos lejoni dikush tjetër të kontrollojë ndërgjegjen tuaj dhe krenarinë tuaj kombëtare”, ka cekur Ivanov.

Siç thuhet në kumtesë, Ivanov ka potencuar se çështjet e emrit dhe identitetit është më e vlefshme nga secila Kushtetutë, secila Qeveri, secila parti politike, nga secili Kryetar Shteti dhe nga secili interes vetjak. Duke marrë parasysh gjithë këtë, tha Ivanov, unë morra vendimin tim. Besoj dhe jam i bindur se qytetarët e Republikës së Maqedonisë më 30 shtator do të sjellin vendimin të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat