Xhaferi: Kuvendi ka besim te KSHZ-ja dhe tek OSBE-ja për zbatim të suksesshëm të referendumit

Maqedonia

Xhaferi: Kuvendi ka besim te KSHZ-ja dhe tek OSBE-ja për zbatim të suksesshëm të referendumit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:43
Talat Xhaferi

Në një intervistë për AIM, duke reaguar ndaj reagimit Sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se “Kuvendi dhe trupi koordinues i tij për zbatimin e referendumit kanë besim të plotë në punën e KSHZ-së, në misionin ndërkombëtar mbikëqyrës të OSBE-së, në qëllimin e organizatave joqeveritare si dhe te qytetarët që mbikëqyrin procesin. Në thelb, Kuvendi i cili është i zgjedhur nga qytetarët nuk mund t’i kontrollojë qytetarët, për shkak se qytetarët e kontrollojnë Kuvendin, dhe jo e kundërta”

Aspekti i dytë, sqaron Xhaferi në reagim janë financat.

“Më thoni nga ku para? Kush do ta financojë atë? Partitë politike? Partitë politike kanë të drejtë të delegojnë mbikëqyrës. Ato do të kishin të drejtë nëse paraqiteshin në KSHZ si mbikëqyrës, dhe nga mjete individuale t’i rregullojnë marrëdhëniet, për shkak se Ligji për referendum parashikon pjesëmarrës në propagandë të mund të jenë të gjithë që nga mjete të veta do t’i paguajnë shpenzimet. Tash, unë si t’i vendos paratë? Si mund Kuvendi t’i paguajë shpenzimet? Kjo është çështja”, reagon Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai deklaratën e Janushevit e cilëson si deklaratë e dhënë për nevoja ditore-politike.

“Kush çfarë deklaron është puna e atyre që deklarohen, por duhet të thuhet se punët nuk janë ashtu siç ata e paraqesin”, deklaroi Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat