Gashi: Vota e shqiptarëve pro Referendumit, integrim në NATO dhe shkëputje nga ndikimi ushtarak i Rusisë

Maqedonia

Gashi: Vota e shqiptarëve pro Referendumit, integrim në NATO dhe shkëputje nga ndikimi ushtarak i Rusisë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:01
Parlamenti i Maqedonisë

Analisti politik Arbër Gashi, thotë se, vota e shqiptarëve për Referendumin është interes kombëtar e cila do të hap rrugë për integrimin në NATO dhe është shkëputje e ndikimin ushtarak të Rusisë dhe satelitëve të saj në siujdhesën tonë.

“I kuptoj zërat e secilit shqiptar në Maqedoni që po i kundërvihen referendumit. Megjithatë, për shkak të perspektivës dhe hapësirës së re që e krijon pasoja e votimit për integrim në NATO, ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë dhe të votoni për interesin tonë kombëtar. Ju, përveç integrimit në NATO, votën tuaj i'a jepni edhe shkëputjes së vendit nga ndikimi ushtarak i Rusisë dhe satelitëve të saj në Siujdhesën tonë”, shkruan Gashi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat