PSD apelon tek shqiptarët që ta votojnë referendumin për emrin e Maqedonisë

Maqedonia

PSD apelon tek shqiptarët që ta votojnë referendumin për emrin e Maqedonisë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:52
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin konsultativ për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga PSD.

Dita e 30 shtatorit duhet të jetë një kundërpërgjigje popullore edhe ndaj elitave shoviniste e shtypëse në të dy vendet, të cilat e përdorin që gati 30 vjet çështjen e emrit të Maqedonisë për t’i fshehur dhe legjitimuar politikat e tyre përjashtuese, eksploatuese dhe diskriminuese.  

“Dita e 30 shtatorit duhet të dëshmojë se vetëm qasja progresive dhe politikat progresiste garantojnë paqen e qëndrueshme dhe mundësinë e barabartë për zhvillim për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Referendumi për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë është edhe përgjegjësi për Qeverinë e Republikën e Maqedonisë, për përshpejtimin e reformave që do t’ia kthenin shtetin qytetarëve dhe që do zhvillohej drejt krijimit të një mjedisi kushtetues e politik gjithëpërfshirës dhe barazitar; që mundëson liri e mirëqenie dhe që garanton solidaritet e drejtësi për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat