Ohër, qeni lëndohet me sëpatë, ofrohet shpërblim për arrestimin e personit përgjegjës

Maqedonia

Ohër, qeni lëndohet me sëpatë, ofrohet shpërblim për arrestimin e personit përgjegjës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:50
Ohër, qeni që u lëndua me sëpatë

Një rast i ri keqtrajtimit ndaj një qeni shkaktoi reagimi të shumta nëpër rrjetet sociale. Këtë mëngjes qytetarët kanë raportuar se kanë parë një qen, i lënduar me sëpatë.

Qeni i lënduar në mesdite u kap nga qytetarët human dhe është dërguar në një klinikë veterinarie, ku ndaj tij do të kryhet operacion. Ata përgatiten për akuzë penale, por në të njëjtën kohë ofrojnë edhe shpërblim të gjinden ata që kanë sulmuar qenin.

Kliment Arnaudov, aktivist për mbrojtjen e kafshëve, në “Facebook” njofto se ofrohet 200 euro shpërblim për secilin që ka informacion, që do të çojë zbulimin e personit ku me sëpatë lëndoi kokën e qenit.

“Ky është rast i dytë i goditjes me sëpatë për një javë – për rastin e parë në Shkup ende mungon hetimi për të dyshuarin e mundshëm dhe kjo thotë se e keqja e këtij lloji tolerohet dhe inkurajohet nga shteti dhe nuk është larg dita kur për një rast të këtillë do të mbështesim”” shkroi Arnaudov në “Facebook” duke thënë se nëse dikush ka informacion kush e ka bërë këtë akt monstruoz, ta njoftojë atë dhe sulmuesi të shkojë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat