Zekiri: Opsioni për listë të përbashkët është ende në tryezë

Maqedonia

Zekiri: Opsioni për listë të përbashkët është ende në tryezë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:26
Muhamed Zekiri

Në emisionin “Click Plus” deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha ka dy opsione, ose miratohen amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë ose Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Zekirit, opsioni për të hyrë në listë të përbashkët në zgjedhje është ende në tryezë, ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse janë për BE dhe NATO dhe në këtë mënyrë do të sigurohen 80 deputet të nevojshëm për ndryshimin e Kushtetutës.

Ai gjithashtu tha se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO dhe BE, Maqedonia ka mundësi të shpërbëhet jo nga OBRM-PDUKM-ja, por edhe nga grupe më të vogla.

Zekiri akuzoi Kryetarin e Shtetit Gjorgje Ivanov, për bllokimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke thënë se LSDM-ja përkrahu dhe votoi për këtë ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat