Ndarjet më të dhimbshme të verës 2016

Mediale Vip

Ndarjet më të dhimbshme të verës 2016

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 21:38
Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama

Deri në ketë periudhë kjo verë ka qenë e mbushur me ndarje shumë të bujshme, shumica prej të cilave ishin edhe të papritura! Më e fundit ishte ajo e Adriana Lima dhe trajnerit profesionist ne boks, Joe Thomas!

E pavarësisht se edhe ajo e Calvin Harris dhe Taylor Swift po kthehet në një dramë, ne do të kujtojmë dramën e vërtete ate të Iggy Azalea dhe Nick Young! Ndërkohë që ai i propozoi per martesë, e tradhëtoi me një vajzë 10 vite më rë në moshë, edhe përse Iggy e fali, Nick e përsëriti.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, ajo pa në kamerat e sigurisë së shtëpisë se ai e kishte tradhëtuar me një femër tjetër! Por telenovela e tyre nuk mbaron me kaq, sepse ish e dashura e tij tjetër është 22 javë shtatëzanë me një vajzë.

Pas gjashtë vitesh bashkë, ndonjëherë edhe me shkëputje, Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama bën publik lajmin e ndarjes me anë të një postimi në Instagram ku shkruhej: ’Pas gjashtë vitesh bashkë, vendosëm që më e mira e të dyve është të mbetemi miq të mirë.’

Pas 12 vitesh të martuar dhe prindërit e një djali 10-vjecar, Nicolas Cage dhe bashkëshortja Alice Kim u ndanë përfundimisht. Shkak thuhet të jetë bërë tradhëtia nga ana e saj me një mashkull tjetër.

Gjithashtu muajin Qershor vajza e Elvis Presley, Lisa Marie firmosi dokumentet për divorc nga bashkëshorti prej një dekade. Në letra është shënuar arsyeja, mosmarrëveshje të pazgjidhshme, Lisa Marie kërkon edhe kujdestrinë e plotë të dy vajzave binjake të ciftit.

E në përfundim aktorja Lea Michelle dhe Robert Buckley, të cilën vendosën bashkarisht t`i jepnin fund pas vetëm pak muajsh! Ata kanë mbetur ende miq!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat