Rezi i “Portokallisë”: I lumtur me të fejuarën, martesën s’e kam plan

Mediale Vip

Rezi i “Portokallisë”: I lumtur me të fejuarën, martesën s’e kam plan

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 22:36
Rezart Velesnja dhe Pranvera Metolli

U njohën në filmin “Pit Stop Mafia” të regjisorit Fatmir Koçi, ku Rezart Velesnja, në rolin e të aksidentuarit, u grimua me shenjat e dëmtimit nga e fejuara, Pranvera Metolli.

Aktori u njoh me “make up artist” pikërisht në xhirimet e atij filmi aksion dhe që nga ajo kohë, ata janë bashkë. Pas mbylljes së sezonit televiziv “Portokalli”, Rezi ka nisur pushimet në Jug me partneren.

I pyetur për romancën e tyre, ai shprehet: “Ndihem i lumtur. Jam shumë i qetë me Pranverën, pasi më frymëzon, plus që është afër profesionit tim dhe më kupton për çdo gjë”. Pyetjes nëse kanë plan të martohen, ai i përgjigjet: “Jo, s’e kam në plan. Për momentin i jam dedikuar punës”. Këtë verë trupa e “Portokallisë” do të bëjë edhe punë, edhe pushime, pasi po përgatiten për një turne në gjithë Shqipërinë.

Show-t e trupës do të sponsorizohen nga bashkitë e qyteteve, ndërsa aktorët kanë përgatitur materiale të reja, të përshtatura me kulturën apo karakteristikat përkatëse të qyteteve të ndryshme ku do të shkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat