Miliarderi ka një befasi për të dashurën

Mediale Vip

Miliarderi ka një befasi për të dashurën

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:39
Miranda Kerr, Evan Spiegel

Pas një viti në lidhje, ish modelja e Victoria ‘s Secret Miranda Kerr mund të marrë një propozim nga themeluesi i Snapchat Evan Spiegel, ka thënë një burim i Us Weekly.

“Ata janë të dy krejtësisht të pushtuar dhe Evan ka filluar të kërkojë për unazat”, shtoi burimi.

Çifti u takua në vitin 2014, një vit pasi ajo u divorcua nga Orlando Bloom, me të cilin ajo ishte e martuar që nga viti 2011 deri në vitin 2013. Ata kanë një djalë së bashku.

Më parë këtë vit, Miranda, 33 vjeçare, dhe Evan, 26, u zhvendosën në një rezidencë në Los Angeles, të cilën thuhet se Evan e ka blerë për 12 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat