Xhensila: Ja propozimet e “pacipa” të politikanëve

Mediale Vip

Xhensila: Ja propozimet e “pacipa” të politikanëve

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:40
Xhensila

Të gjithë e njohim si një prej banoreve më simpatike në “Big Brother 8”, megjithatë pas reality show-t, tjetër rrjedhë ka marrë jeta e saj.

Xhensila prej pak kohësh është bërë pronare e një prej resorteve më me famë në Tiranë. Për “Bluetooth” ajo tregon jetën e re si bizneswoman. Nuk lë pa përmendur edhe ngacmimet e shumta që ka nga politikanët shqiptarë, duke u shprehur se ka qenë gjithnjë në fokusin e tyre. Angazhimet e shumta, kanë bërë që Xhensila të jetë ende ‘single’ dhe e fokusuar te projektet e së ardhmes.

A ka ndodhur që ju ngacmojnë politikanët, apo edhe biznesmenët?
Pjesa e bizneseve janë të detyruar të më ngacmojnë, pasi flasin me mua për të gjitha kontratat që lidhim. Ndërsa, sa u përket politikanëve, unë kam qenë gjithmonë në fokus të tyre, por as nuk kanë arritur gjë, as nuk kanë për ta arritur kurrë diçka me mua.

Të ka bërë ndonjë politikan një ofertë “të pacipë”?
Nuk do të doja të flisja për këtë pjesë, sepse më duket një gjë e ulët të rrish dhe të tregosh ofertat që merr nga ata. Kush është ajo femër që nuk i merr këto propozime, sidomos në momentin që bëhet person publik?! Do ishte një gënjeshtër, do gënjeja veten, pastaj ju.

Si është jeta private e Xhensilës?
Jam ‘single’. Kam pasur shumë angazhime këtë periudhë. Jam marrë shumë me biznesin, jam shumë e fokusuar, dhe nuk kam pasur kohë të mendoj për dashurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat