Shqiptari përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”

Mediale Vip

Shqiptari përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 22:50
Betim Morina

Betim Morina është zgjedhur më i bukuri i vitit në garën e “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, që u mbajt muajin e kaluar në “Theatre Barnabe”, në Lozanë të Zvicrës. Kjo fitore për misterin e parë më prejardhje shqiptare në Zvicër, ia mundësoi që të përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”.

17 vjeçari Morina tash e sa ditë është duke qëndruar në Britani të Madhe ku është duke u përgatitur për finalen, e cila do të mbahet të martën në mbrëmje.

Në fakt po këtë ditë do të bëhet edhe seleksionimi i garuesve ku dhjetë më të mirët do të vazhdojnë garën e finales.

Shtatlarti shqiptarë  në këtë garë do të sfidojë veten në mesin e meshkujve më të bukur të botës, transmeton albinfo.

Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanes.

Për pjesëmarrjen e Betimit në këtë kompeticion të bukurisë, kanë shkruar edhe mediat zvicerane.

Betim Morinën mund ta ndihmoni edhe përmes votës suaj në këtë faqe interneti: Votoni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat