Një dëshirë e papritur e Luanës ka habitur Getin...(Foto)

Mediale Vip

Një dëshirë e papritur e Luanës ka habitur Getin...(Foto)

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 22:27
Luana Vjollca

Sapo erdhi në Tiranë pas disa ditësh punë dhe pushim në Santorini, Luana Vjollca i është rikthyer normalitetit. Por javën e ka nisur më energjike se asnjëherë dhe kjo, falë Arborit, djalit të miqve të saj, DJ të njohur Vin Veli dhe bashkëshortes së tij, Bora Zemani. Në profilet e saj në Snapchat dhe në Instagram, Luana ka postuar disa video duke luajtur me të voglin, i cili, përveç argëtimit, i ka ngjallur moderatores edhe instinktin e mëmësisë. Jo vetëm që i do shumë fëmijët, por ka treguar edhe se do të bëhet mami. Kështu shkruan në profilin e saj Luana pas videos së postuar.

Me shumë urimeve, komenteve dhe batutave të ndjekësve, mes të tjerëve dallon edhe ai i partnerit të motrës së saj, Getoar Selimit, i cili shkruan pasi ka parë videon dhe dëshirën e papritur të Luanës: “Hajde, hajdeeee.....” Çfarë e ka bërë Getin të habitet? Fakti që Luana është kthyer në fëmijë para vogëlushit apo dëshira e saj (e parakohshme)?

Në mbrojtje të Luanës ka nxituar edhe një fanse, duke “i treguar vendin” Getit: “Shko tek Marina ti...”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat