Princi George feston ditëlindjen e 3-të, ja sa është rritur

Mediale Vip

Princi George feston ditëlindjen e 3-të, ja sa është rritur

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 korrik 2016 Në ora: 14:43
Prince George

Katër fotografi zyrtare që shënojnë ditëlindjen e 3-të të Princit George janë publikuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Imazhet e tregojnë Princin në shtëpinë e familjes në Norfolk, Anmer Hall, të realizuara në mes të korrikut nga fotografi Matt Porteous, transmeton Bota Sot.

Në një nga fotot princi shihet duke luajtur me qenin e familjes Lupo.

Princi George Alexander Louis, i njohur si Madhëria e Princit të Kembrixhit, ka lindur me 22 korrik 2013.

Zëdhënësi i Kensington Palace ka thënë: “Duka dhe Dukesha shpresojnë se njerëzit do të kënaqen duke i parë këto fotografi”.

“Ata dëshirojnë të falënderojnë të gjithë njerëzit për mesazhat e urimet që kanë dërguar për ditëlindjen e Princit George”, tha ai./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat