Ledri ‘kërcënon’ Florin (Foto)

Mediale Vip

Ledri ‘kërcënon’ Florin (Foto)

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 korrik 2016 Në ora: 15:50
Ledri Vula, Flori Mumajesi

I bashkuan forcat për këtë sezon veror dhe po korrin mjaft sukses.

Bëhet fjalë për dy artistët mjaft të pëlqyer, Ledri Vula dhe Flori Mumajesi.

Ditë më parë dyshja kanë publikuar këngët ‘Beautiful’ dhe ‘Nuk ma la’, këngë këto që po pëlqehen e dëgjohen shumë dhe kanë marrë miliona klikime në kanalin Youtube, shkruan Bota Sot.

Dyshja tashmë po shihen bashkë edhe në koncerte të ndryshme.

Ledri ka publikuar foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet bashkë me Florin afër detit.

Duke përdorur pjesë nga këngët, Ledri ka shkruar:”Flori Mumajes e di që ajo është e bukur, por nëse nuk ma len unë gjuhna poshtë”, duke aluduar se do të hidhet në det.

Në këtë mënyrë me shaka, ledri ka ‘kërcënuar’ Florin që t’ia lë vajzën e bukur./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat