Janë të zonja e punëtore, dikush është edhe gjyshe por nuk ndalen. E kemi fjalën për disa zonja artiste të cilët edhe këtë verë po vijnë si vajza të reja, pavarësisht se i kanë disa vite. Fotoja e veshur me një fustan të bukur e me lule që postoi këngëtarja Shyrhete Behluli habiti të gjithë me rininë e saj në këtë moshë.
Edhe këngëtarja Mihrie Braha do të vijë si një vajzë e re në klipin e ri, pasi nuk pyet më kush se sa vite i ke. Edhe Arlbërie Hadërgjonaj ka befasuar me disa foto shkëputur nga klipi i saj më i ri ku vjen vërtetë e fortë dhe lë anash këngëtaret e reja, megjithëse ajo është nënë dhe gjyshe.BS