A po ndahen Rob dhe Chyna?

Mediale Vip

A po ndahen Rob dhe Chyna?

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:55
Blac Chyna, Rob Kardashian

Disa ditë më parë Rob Kardashian kishte postuar në Instagramin e tij foto të fejuarës së tij shtatzënë me mbishkrimin “Të dashurat e mia shumë të lezetshme”.

Mirëpo ditën e hënë ai ka fshirë të gjitha fotografitë e të fejuarës së tij modele.

Sipas disa shkrimeve, thuhet që Rob është ndarë nga e fejuara e tij Chyna pasi që kishte gjetur disa mesazhe të dyshimta në telefonin e saj.

Këta të dy janë parë duke u fjalosur përderisa po xhironin për shouin “Keeping Up with the Kardashians”.

Gjithashtu këta dy kanë larguar njeri tjetrin nga rrjetet sociale, por, Chyna duket që sërish ka filluar të ndjekë në Instagram Rob, ndoshta në një përpjekje për t’i rregulluar marrëdhëniet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat