Nora së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

Nora së shpejti me këngë të re

Nga: G.B Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:26
Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi është ndër më të përfolurat e momentit.

Por, më shumë se për muzikë, ajo është lajm për ndarjen e mundshme nga burri i saj, Robert Berisha.

Megjithatë, asaj duket se nuk po i bëjnë përshtypje ato çfarë shkruhen për të, andaj po vazhdon me projektet muzikore, shkruan Bota Sot.

Nora së shpejti do të publikojë këngën e re, e këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar një foto, që duket të jetë nga xhirimet e klipit.

“Ere, së shpejti”, ka shkruar përbri fotos këngëtarja.

Kujtojmë se kënga ‘S t’kom dasht’ ka qenë hit i Norës, me të cilin u rikthye pas shumë kohësh./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat