Sony T: Rrugëtimi im në muzikë, mes sfidave dhe vështirësive

Mediale Vip

Sony T: Rrugëtimi im në muzikë, mes sfidave dhe vështirësive

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 26 korrik 2016 Në ora: 21:31
Sony T

Ka nisur me muzikë që në kohë të re, deri më tani ka lancuar shumë projekte e mes tyre edhe këtë të fundit kushtuar qytetit tij të lindjes, Tetovës. Sony T, reperi i njohur shqiptarë që jeton në Zvicër për momentin po qëndron në Maqedoni për të promovuar njëkohësisht edhe projektin e tij më të ri si dhe për punë e pushime.

Në një intervistë dhënë emisionit Fresh Air në Tv21, ai flet mbi fillimet e tij në muzikë, sfidën që ka pasur gjatë karierës së tij si dhe bashkëpunimet me një reper amerikan. Gjithçka nisi pas një takimi miqësh ku edhe pas disa tentativave vendosëm të bashkëpunojmë, ka thënë kështu Sony T.

Mes tjerave si këngë të parë ai e përmend projektin për Shqipëri etnike e cila këngë ka pasur shumë kritika dhe mesazhe përkrahëse pasiqë reperët zakonisht trajtojnë në projektet e tyre problematikat e përditshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat