Një album ndryshe vjen nga Liridon Bajgora, plot rritëm e hare

Mediale Vip

Një album ndryshe vjen nga Liridon Bajgora, plot rritëm e hare

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 26 korrik 2016 Në ora: 21:35
Liridon Bajgora

Këngëtari thotë se ky album është më ndryshe dhe është i punuar në mënyrë tejet profesionale. Kjo përmbledhje këngësh live, është punuar në studion "Sumer" nga Lipjani. Orkestrimi është bërë nga Nexhi Vuniqi, në violinë është Besnik Berisha, ndërkaq në saksafon Mirsad Kuqi.

Liridon Bajgora, që është nga ata zëra që vlen të dëgjohen, thotë se edhe këtë vit atmsofera po ndizet me tallava. Këngëtari tregon se së shpejti do ta lansoj edhe një këngë me videoklip, këngë kjo që do të ketë ritëm veror.

Liridon Bajgora është këngëtar i afirmuar, pasi këndon prej vitesh dhe është aktiv në prezantimin e projekteve të ndryshme muzikore. Deri më tani ka lansuar për publikun katër albume muzikore. Albumi i fundit sapo është edituar në treg nga produksioni muzikor "Lyra" në Mitrovicë.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat