Rovena Dilo vendos të flasë për balerinin: Kur e shikoj, mbetem pa frymë

Mediale Vip

Rovena Dilo vendos të flasë për balerinin: Kur e shikoj, mbetem pa frymë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:41
Rovena Dilo

Në një intervistë të fundit për NIN në Klan Kosova, Rovena Dilo ka vendosur të flasë për balerinin Eltion Merja, për të cilin mediat kanë shkruar mjaft duke spekuluar shpesh se ?ifti janë prej muajsh në një lidhje.

Në një intervistë të mëhershme për Prive, Rovena nuk deshi t’i komentonte thashethemet e shkruara lart e poshtë: “Unë flas vetëm për të vërtetat, jo thashethemet”, tha ajo pak muaj më parë, ndërsa tani, pas projekteve të reja që ka nisur, ndër të cilat edhe në një serial televiziv si aktore, Rovena ka vendosur të shuajë kureshtjen edhe për balerinin.

E pyetur çfarë do të thotë për marrëdhënien e tyre tani, Rovena tregon: “Ai është shoku im më i mirë. Unë atë e adhuroj. Ai është për mua balerini më i mirë kontemporan në Shqipëri. Kur e shikoj Eltion Merren të performojë, unë mbetem pa frymë, e them gjithmonë këtë gjë. Ai është edhe koreograf, ndoshta koreografi më i mirë shqiptar. Mua baleti më ka tërhequr gjithmonë dhe kur bëhesh pjesë e tij, ti nuk del dot”, thotë Rovena duke shtuar se me Eltionin e lidh edhe një projekt që ka nisur pak kohë më parë dhe që do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt.

Pra, miqësia me balerinin lindi nga spektakli “Dancing with the Stars”, por u bë më e fortë edhe për shkak të projekteve të përbashkëta që dy artistët kanë nisur prej pak kohësh: “Unë do ta mbështes, sepse ato tre muaj ka lindur një miqësi shumë e fortë”, thotë këngëtarja duke shtuar se shumë shpejt projekti i nisur me balerinin, do të vijojë me pjesë të tjera në sezonin e ardhshëm artistik, ku Rovena do të këndojë, por ndoshta edhe do të kërcejë në produksionin e mikut të saj “Është një gjë shumë komplekse, shumë e bukur, është një bashkëpunim që ka nisur dhe do të vazhdojë gjatë.” Ndërsa për atë pjesë që mendon ndryshe, Rovena thotë: “Të mendojnë ?’të duan, mua s’më intereson fare. E rëndësishme është që unë të jem mirë dhe të bëj gjëra të bukura apo jo?”, i mbyll këngëtarja të gjitha dyshimet pas kësaj teme? Apo i hap edhe një herë tjetër?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat