Bleona Qerreti: Dua një fëmijë, e dua tani!

Mediale Vip

Bleona Qerreti: Dua një fëmijë, e dua tani!

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 00:46
Bleona

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti e cila prej vitesh po zhvillon karrierën e saj artistike në SHBA ka zhvilluar një intervistë me Blendi Fevziun në Opinion, ku foli jo vetëm për ëndrrën e saj muzikore që po materializohet tashmë por edhe për jetën e saj private.

Pati edhe momente të theksuara sinqeriteti.

Ajo la të kuptohet se jeta e saj nuk është siç e perceptojnë njerëzit, fushë me lule. Bleona tha se prishja e martesës me Gani Bardhin nuk ja ka zbehur dëshirën për tu martuar sërish. Përkundrazi!

“Dua një fëmijë, mundësisht që sonte”, u shpreh këngëtarja.

Je e lumtur?-, e pyeti Fevziu, ndërsa Qerreti përgjigjet: Nuk mund të them lumturi, por standard jetese. Nëse mund ta përshkruaj veten unë jam si një anije kozmike në hapësirë që po lë tokën dhe jam në turbulanca nëse arrij të shkoj në hapësirë atëherë do jem ‘safe’. Dhe në këtë moment ku gjendem sot kërkoj një fëmijë. Dua të njoh një person që më stimulon mendjen. Dua që ta dashuroj me shpirt. Jam edhe pak idealiste si njeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat