Top këngët e momentit

Mediale Vip

Top këngët e momentit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 28 korrik 2016 Në ora: 18:36

Në estradën shqiptare, kjo verë ka qenë shumë e ‘nxehtë’.

Këngëtarët kanë sjellë këngë ritmike e verore, shumica prej tyre bashkëpunime, por që janë pëlqyer shumë dhe kanë konkurruar njëra-tjetrën.

Thuajse çdo ditë, por edhe dy e më shumë këngë brenda një ditë, janë publikuar nga këngëtarët shqiptarë.

Këngëtarët nga Kosova e Shqipëria janë bashkuar si asnjëherë më parë, duke bashkuar forcat, për të sjellë më të mirën në këtë sezonë dhe për të argëtuar fansat në koncertet e tyre.

Këngë si ‘Ajo’, ‘Bow Down’, ‘Beautiful’, ‘Njësoj’, janë vetëm disa nga këngët më ‘in’ të momentit, që dëgjohen thuajse në çdo vend.

Konkurrenca mes tyre është vërejtur edhe në klikimet në kanalin Youtube, ku secila ka marrë miliona.

Bashkëpunimi nga Enca dhe Noizy ‘Bow Down’ u prit siç është më së miri.

Kënga e publikuar në mes të muajit qershor është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka marrë 21 milionë klikime në kanalin Youtube.

Kështu, kjo është ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

“Ajo” është bashkëpunimi që u prit shumë nga Getoar Selimi dhe Majki, e me tu publikuar pati komente nga më të mirat.

Bashkëpunimi i dyshes i publikuar në mes të muajit qershor ka marrë afër 16 milionë klikime.

‘Bongo’ erdhi furishëm nga Dhurata Dora e Capital T, duke u bërë ndër këngët më të pëlqyera e të dëgjuara, duke regjistruar 10 milionë klikime.

Dy këngë që janë publikuar nga artistët e njejtë, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, janë ndër këngët më të dëgjuara aktualisht.

“Beautiful” dhe “Nuk ma la”, dyshja erdhën më ndryshe duke inspiruar shumë njerëz.

 

Të publikuara 3 javë më parë, këngët kanë grumbulluar nga 4 milionë klikime në kanalin Youtube.

E listët së këngëve më të dëgjuara nuk ka si t’i mungojë edhe Elvana Gjata, e cila erdhi shumë më ndryshe, me këngën ‘Njësoj’.

E bukur dhe përplot stil, Elvana solli freski me këtë këngë, e vila ka grumbulluar afër 4 milionë klikime në Youtube.

Këngë poashtu të pëlqyera e të dëgjuara janë edhe ‘Ëngjëll” nga Alban Skënderaj, “Ku je” nga Kida e Getinjo, “Ça bon për mu”, nga Etnon, “Na jena 1” nga Ardian Bujupi, “Thirri krejt shoqet” nga MC Kresha e Lyrical Son, “A e din” nga 2Po2, “Ta ha gojën” nga Blero e Uki, “123” nga Flori e Besa, “Me mu” nga 2Ton, “High love”, nga Xhensila, e të tjera.

Këto këngë e këngëtarë kanë mbushur diskotekat në çdo vend ku ata kanë performuar, duke krijuar atmosferë të ‘çmendur’.

Ndërkohë që vera po vazhdon, priten edhe këngë të tjera të cilat janë paralajmëruar e do të publikohen së shpejti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat