Flet modelja Paula Preçi: Ja para kujt tundohem dhe dorëzohem pa kushte

Mediale Vip

Flet modelja Paula Preçi: Ja para kujt tundohem dhe dorëzohem pa kushte

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 18:29
Paula Preçi

Ajo është gjithmonë në lëvizje dhe në kërkim të të rejave në fushën e modës. E gjatë, elegante, serioze, ajo për disa vite me radhë është ndër vajzat më të kërkuara shqiptare në fushën e modës. Lezha, qyteti i lindjes i ka dhënë asaj krenarinë e vendit, por dhe temperamentin e gjallë në punë. Krahas modelimit Paula nuk ka lënë kurrë veten mbrapa në fushën e kompletimit intelektual. Ajo ka mbaruar për gjuhë-letërsi dhe gjithmonë është në korrent të zhvillimeve të botimeve në këtë fushë.

-Gjithmonë flitet për punën apo paraqitjen e fundit. Kur është ballafaqimi juaj i fundit në fushën e modelingut?

Ballafaqimi im i fundit është më 4 qershor 2016, në Leçe ku u zhvillua “Miss Model International” ku kam fituar “Miss cinema”. Po këtu më pas kam marrë pjesë në evenimente të tjera dhe sfilata.

-Cila është ftesa e këtyre ditëve?

Aktualisht kam një sfilatë në Prizren. Më pas jam e ftuar tek “Mis Malësia”, ku do të përfaqësoj vendlindjen time.

-Pjesëmarrëse në shumë evente, nuk e ndjeni konkurrencën me modelet e tjera shqiptare?

Jo nuk e ndjej këtë konkurrencë, pasi secila femër ka veçantinë e saj, profilin e saj, karakteristikat e saj. Nga ana tjetër dua të theksoj se femrat shqiptare janë të gjitha të bukura.

-Ku e ndjen mangësinë në këto përfaqësime dinjitoze?

E ndjej tek mungesa e angazhimit të shtetit për të na mbështetur. Kjo bën që ne të bëjmë përpjekje individuale dhe ku asnjëherë nuk kemi marrë vlerësimin në vendin tonë dhe pse kemi arritur rezultate që nuk i kanë arritur as sportistët dhe as shumë sporte apo degë të tjera të artit.

-A reagon dhe si reagon ndaj ngacmimeve të meshkujve në plazh apo në rrugë?

Ahhaahah nga ngacmimet thjesht vazhdoj punën time. Por, kur ka diçka interesante edhe ndaloj të sqarohem.

-Si jeni ndjerë në konkurrimet në Shqipëri? A ke shfaqur shenja xhelozie, po ato të tjerat a kanë shfaqur ndaj teje?

Jo! Në të gjitha konkurrimet jam ndjerë mirë. Aty kam njohur shumë vajza që më kanë respektuar dhe me shumë prej tyre e kam vazhduar shoqërinë.

Aktualisht disa prej tyre i kam shumë mike të mira.

-Veçon ndonjë nga sfilatat, si më të spikaturën?

Për mua të gjitha sfilatat kanë të veçantën e tyre. Kam të njëjtat emocione dhe nuk kam ndonjë të veçantë që ta mënjanoj për emocione të fuqishme. Sfilatat nuk duhen ndarë kurrë në të vogla apo të mëdha, të dobëta apo shumë të mira. Ti je aty për tu përfaqësuar dhe duhet të përfaqësohesh denjësisht.

Image
Modelja, Paula Preçi

-Po studimet i keni lënë pas dore?

Jo! Studimet i vazhdova rregullisht. Nuk e mendoja veten pa shkollë. Kam studiuar për gjuhë letërsi shqipe.

-Besoni ende në të ardhmen tuaj në fushën e modelingut?

Sigurisht! Kam besim se e ardhmja ime në modeling do të jetë më e mirë se e tashmja. Edhe pse është profesion me kohë moshe të kufizuar, besoj se edhe për shumë vjet do jem aktive dhe plot ide për të qenë po kaq rezultative. E kam hobi modelingun.

-Kur ndihesh më mirë, kur të thonë je e bukur, apo je e zgjuar?

Të dyja (ahaaa). Dhe ashtu është mi thonë që të dyja.

-Është në shijen tuaj plazhi nudo?

Jo s’e kam praktikuar asnjëherë.

-Veshjet më të referuara, sportive apo klasike?

Të gjitha stilet unë i preferoj, por në jetën e përditshëm preferoj sportiven.

-Po minifundet?

Nuk vesh mini, nuk ndihem mirë.

-Një vajzë e bukur e zgjuar sigurisht është në shigjetimin e meshkujve. Jeni e dashuruar?

Jo, s’jam e dashuruar për momentin

-Ku ndihesh më mirë mes femrave apo mes meshkujve?

Mes femrave.

Ku të pëlqen t’i kalosh pushimet verore në det apo në mal?

Ne det edhe pse dal edhe në mal për mall dhe një ditë ndryshe.

-Stina që të pëlqen më shumë?

Ne verë ndihem më mirë, më e çliruar.

-Pjata e preferuar?

Sallatë me fruta deti.

A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot?

Akoma jo, aq sa duhet. Meriton më shumë.

-Rrobat e banjës të preferuara?

Rroba banje normale.

Po syzet, makina dhe parfumi?

Syzet “Ray ban”, parfumi “Versace”, “Hugo”, “Boss”, ka disa

-Makina?

Vetëm BMV. Jam e marrosur pas tyre.

-Je në shënjestër të deputetëve dhe të politikanëve?

Jo. Nuk lejoj shumë diskutime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat