Detaje nga konferenca e Dua Lipës, shikoni si e bën shqiponjën

Mediale Vip

Detaje nga konferenca e Dua Lipës, shikoni si e bën shqiponjën

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 18:04
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sot mbërriti në atdhe, ndërsa ateroi me aeroplanin privat të kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit.

Në Airoportin e Prishtines Adem Jashari u mbajtë konferencë për media, me ardhjen e DUA LIPA’s në Kosovë, aty ku këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur që ka ardhur pas 4 vitesh për ta mbajtur koncertin e saj humantar në Parkun e Gërmisë më datë 9 Gusht, ndërsa ka thënë se ky është vetëm fillimi.

Në këtë konferencë u shpalosën detaje rreth koncertit si dhe repertuari i këngëve të cilat do t’i këndojë Dua Lipa në koncertin e saj në Prishtinë.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjestarët e bendit të cilët  iu gëzuan shumë faktit që kanë mundësine ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas në koncert. Kjo njëherit është hera e parë e bendit që kanë vizituar një vend në Ballkan.

Kujojmë se të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga DUA LIPA për të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë.

Deri me tani jane shitur më shumë se 50% e biletave.

Se është e lumtur që ka ardhur dëshmojnë këto fotografi e gjithashtu një tjetër të cilën e ka postuar në rrjetin social Instagram ku thotë: ‘Shtëpia është aty ku është zemra’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat