Thaçi do ta nderojë Dua Lipën me Medaljen Presidenciale të Meritave

Mediale Vip

Thaçi do ta nderojë Dua Lipën me Medaljen Presidenciale të Meritave

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 12:33
Dua Lipa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nderojë këngëtaren Dua Lipa me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në kulturë.

Njoftimin për këtë e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.

“Kontributi i Duas për muzikë dhe kulturë është i çmueshëm ndërsa përpjekjet e saja humanitare për rininë e Prishtinës veç sa e thellojnë lidhjen e saj me Kosovën”, shkruan Thaçi.

“Dua Lipa sivjet është dëgjuar nga miliona tifozë të muzikës së saj në botë, por ajo është pasqyrë e rinisë kosovare – të lindur dhe kalitur në kushte të rënda por që sot shkëlqejnë botërisht me kreativitet, dashuri dhe humanizëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat