Dua Lipa, do të marrë nga Thaçi “Medalje Presidenciale”

Mediale Vip

Dua Lipa, do të marrë nga Thaçi “Medalje Presidenciale”

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 21:16
Dua Lipa

Dua Lipa, këngëtarja kosovare e lindur e e rritur në Britani të Madhe, do të nderohet nga presidenti Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale të Meritave.

Këtë medalje, Dua do ta marrë të mërkurën në një takim me Presidentin, ku do të nderohet për kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kulturës.

Lipa ndodhet në Prishtinë për të mbajtur koncertin e saj të parë në vendlindje në parkun Gërmia. Koncerti që është paralajmëruar të jetë i madh, po zhvillohet në mbrëmjen e së martës e shumë bileta janë raportuar të shitura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat