Adele refuzon të këndojë para 114 milionë shikuesve!

Mediale Vip

Adele refuzon të këndojë para 114 milionë shikuesve!

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:41
Adele

Këngëtarja e çmimeve Grammy Award, Adele ka refuzuar ftesën për të performuar në vitin 2017 në Super Bowl.

Këngëtarja britanike përgjatë koncertit të saj të fundit në Los Angeles është pyetur nëse do marrë pjesë në eventin në fjalë, por ajo është shprehur se muzika nuk ka lidhje me Super Bowl, e cila ka shikueshmëri prej 114 milionë shikues.

“Fakti që nuk e lidh asgjë më muzikën nuk më bën që të marr pjesë, sepse nuk gjej veten në atë show. Jeni shumë të këndshëm që më ftuat, por përgjigjja ime është jo. Më falni, mbase herën tjetër”, tha Adele.

Performues në Super Bowl vite më parë kanë qenë Beyonce, Madonna, Rolling Stones dhe Prince.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat