Era promovohet topless në MTV

Mediale Vip

Era promovohet topless në MTV

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 18:03
Era Istrefi

Era Istrefi gjatë ditës së enjte e ka promovuar veten në rrjetin muzikor MTV në Britani të Madhe.

Këngëtarja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare ka dhënë disa intervista, ndërkohë që janë publikuar edhe fotografi, të cilat kanë mundur t’i shohin ata që e përcjellin MTV UK në Snapchat.

Gjatë ditës, ajo ka mundur ta prezantojë veten në një formë ose tjetrën, me anë të video-intervistave, fotosesioneve dhe shumëçka tjetër, duke përfshirë edhe shopingun.

Disa prej fjalëve të Erës ishin se ajo është e gatshme si artiste për të depërtuar në skenën e madhe me muzikën që pëlqen ta bëjë.

Ky është një tjetër hap drejt suksesit të saj, pasi MTV UK u jep artistëve mundësinë që në një orar prej 24 orësh të prezantojnë veten para atyre që i njohin, por njëkohësisht mund të krijojnë edhe fansa të rinj.

Ndërkohë që nuk ka munguar edhe ekspozimi i gjoksit të saj, teksa gjinjtë i kishte mbuluar me ‘yje’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat