Dafina drejt Santorinit vetë e dyta, por jo me Hose

Mediale Vip

Dafina drejt Santorinit vetë e dyta, por jo me Hose

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 19:33
Dafina Zeqiri

Në listën e destinacioneve të preferuara për këtë verë nga fytyrat tona publike dhe jo vetëm, stoikisht qëndron Santorini i Greqisë.

I madh e i vogël, me të dashurën por edhe fshehurazi, ia mësynë këtij destinacioni për t’i kaluar disa ditë çlodhëse.

Njejtë ka vepruar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila tashmë veç se ka përmbyllur turin e suksesshëm të koncerteve të nisur me 12 Korrik.

Për t’i mbushur bateritë, këngëtarja e hitit ‘NA’ ka udhëtuar sot drejt Santorinit të Greqisë, normalisht jo vetëm.

Por, ndryshe nga shumë emra të tjerë,  bregdetin grek Dafina nuk po e shijon në çift me personin e zemrës, por me nënën! Po, këngëtarja për të kaluar sa më shumë kohë me njeriun e shtrenjtë ka vendosur që t’i kalojë pushimet vetëm me të.

Nga pak orë prej mbërritjes, Dafina duket e mahnitur prej bukurive të Santorinit, siç edhe është shprehur në rrjetin social Instagram. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat