Art Abazi shfaqet mjaft seksi me të dashurën në pishinë, por nuk e zbulon identitetin e saj!

Mediale Vip

Art Abazi shfaqet mjaft seksi me të dashurën në pishinë, por nuk e zbulon identitetin e saj!

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 09:44
Art Abazi

Këngëtari Art Abazi, asnjëherë nuk ka preferuar që të prononcohet në media për jetën e tij private. Muaj më parë, u bë e ditur se ai është në lidhje me një modele nga Tirana, por që përsëri nuk u konfirmua nga vetë këngëtari.

Mesa duket lajmi për këtë lidhje del të jetë i vërtetë pasi jo vetëm vizitat e shpeshta të Artit në Tiranë ngritin dyshime, por edhe një foto e publikuar nga ai së fundmi.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet në një pishinë, e ndërsa afër tij qëndron një femër shumë seksi me bikini, ku tërheq menjëherë vëmendjen me linjat e saj trupore që bëjnë të dyshojnë se ajo është modele.

Fotoja është realizuar nga larg dhe nuk ka arritur që të fokusojë kokat e të dyve, por lokacioni i fotos së publikuar është Tirana, ndaj kjo bën që të mendohet se vajza në foto është e dashura e këngëtarit, por që ai nuk ka dashur të zbulojë identitetin e plotë të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat