Kështu e kalli atmosferën boksieri i mirënjohur në dasmën e tij

Mediale Vip

Kështu e kalli atmosferën boksieri i mirënjohur në dasmën e tij

Nga: Halit Nezaj Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:59
Elvir Muriqi me te fejuaren

E premtja e 19 gusht në qytetin e Pejës ishte fejesa e kampionit, boksierit me renome botërore, Elvir Muriqi, në restoranin ‘Ransch’ në Pejë. Në një vend kaq piktoresk i zgjedhur me shumë shije në Alpet e Pejës. Freski, atmosferë në maksimum e bukuri.

Pritja nga kryefamiljari Ramiz Murqi me familje e pa përshkruar, byfeja e hapur sipas dëshirës me gjitha të mirat. Mysafirët nga më të ndryshmit si Labinot Gashi nga RTV 21 shoku i ngushtë i Elvirit pastaj Trajneri i parë i Elvirit me dy vajzat e tij po ashtu boksier, veçanërisht ishte edhe Halit Nezaj nga Gjermania menaxheri i shumë boksierëve shqiptar në diasporë, promotor po ashtu shumë mysafir nga sporti dhe kultura shqiptare.

Hyrja e qiftit në hapësirën e festës ishte fenomenale qifti shkëlqente nga fati i dy bylbylave Elvirit dhe Kaltrinës. Për atmosferë u kujdes shumë edhe Labi po ashtu edhe Linda, motra e Elvirit, e njohur si truproja e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat