Çiljeta urim special për ditëlindjen e Florit, zbulon diçka nga e kaluara

Mediale Vip

Çiljeta urim special për ditëlindjen e Florit, zbulon diçka nga e kaluara

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:54
Çiljeta

Kantautori më i suksesshëm shqiptar Flori Mumajesi, sot feston ditëlindjen e 34-të.

Me rastin e ditëlindjes, Flori sot ka marrë shumë urime nga fansat por edhe nga kolegët e tij.

Ishte Elvana Gjata e cila sot i bëri një urim special në llogarinë e saj në Instagram, por nuk mbaron me kaq.

Ajo që ka çuditur (pasi ka vite që nuk shihen së bashku) edhepse dihet se dikur ishin miq, është Çiljeta e cila ka bërë një urim të gjatë dhe shumë special me rastin e ditëlindjes së Florit.

Këngëtarja kujton kohën kur ata e nisën bashkë rrugëtimin në muzikë 17 vite më parë dhe zbulon se shoqëria e ngushtë dikur atë e thërrisnin “Piçu”.

Kujtojm që hitet më të mëdha të Çiljetës janë punuar nga Flori Mumajesi por këngëtarja sot është pjesë e labelit OTR në krye me Noizyn.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares.

“Këtë djalin këtu, që sot është bërë kaq i madh, e njoh që kur punonim tek “Radio Stinët”… Ti bëje DJ Florin, ndërsa unë prezantoja këngët e vitit, diku 17 vjet më parë… S’besoj se e ke harruar Arqilenë, pronarin [????] [????] Kujtoj që të kam bërë edhe një kavie  [????]  dhuratë në ato vite, që nuk jetoi shumë gjat fatkeqsisht  [????]  Si tani i mbaj mend kohët kur vije më ndihmoje në provat e “RinFest”, konkursit që bëhej mes gjimnazeve. Ka dhe sa e sa kujtime të tjera ndër vite, kujtime të një shoqërie të pastër, ku parësore ishte dashuria për mik/un/eshën dhe muzikën, në ndryshim nga tani, ku për shkak të interesave është e vështirë të ekzistojnë shoqëritë mes artistëve. Nuk i harroj orët e gjata në “Radio Energy”, ku gjithmonë vija me çokollata në studio me vete, por edhe me ide të qarta… Kisha menduar klipin, fabulën, veshjet, madje edhe sandalet i kisha zgjedhur, vetëm kënga na mungonte [????] [????] . Kam shumë kujtime të bukura me ty “Piçu”… Shumë pak e dinë që një pjesë e jona dikur të thërriste “piçuu”. Herën e fundit kur isha në studio tek ty, para një muaji, teksa po kopjonim të gjitha këngët e mia ndër vite, të realizuara nga duart e tua të arta më the: “Tani që po i dëgjoj sa këngë kam bërë për ty, po kuptoj që kam punuar me shumë dashuri”… Dhe unë sot, në ditën tënde të lindjes, doja të të falenderoja nga zemra për çdo këngë që ke punuar për mua. Dashuria dhe pasioni për këngën mos t’u shteroftë kurrë! Vitet do të shkojnë, por ti do të mbetesh gjithmonë shoku im i pakohë, sepse shoqëria e vertet nuk njeh afat … Edhe 100 vjeç Piçu @iamflorimumajesi”, shkruan Çiljeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat