Agnesa Vuthaj rikthehet në studime?

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj rikthehet në studime?

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:58
Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj është pa dyshim një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Ndonëse e nisi shumë e re karrierën e saj si modele, kur u përzgjodh edhe “Miss Kosova 2002”, ajo prapë se prapë mbahet mend dhe është gjithmonë e pranishme në media, për të rejat e saj.

Ndoshta nuk e keni ditur, por Agnesa edhe pse modele ka mbaruar studimet për juridik në kolegjin universitar “AAB”.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në SnapChat, një foto ku shihet bashkë me disa miqë të saj të studimeve në oborrin e Universitetit. Mesa duket ata kanë ndjerë nostalgji për kohën kur ishin student, pasi në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Rikthim në studime”.

Sa i përket projekteve të reja, Agnesa aktualisht është duke u marrë me organizimin e eventit “Miss Kosova 2016”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat