Ku i la gruaja e Johnny Depp paratë e divorcit?

Mediale Vip

Ku i la gruaja e Johnny Depp paratë e divorcit?

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 19:49
Johnny Depp, Amber Heard

Johnny Depp e ka lavdëruar shumë ish gruan e tij Amber Heard, pasi ajo ka premtuar se do t’i japë për bamirësi 7 milionë dollarët që i takojnë nga divorci.

Aq shumë është prekur Depp nga ky vendim i saj, sa ka thënë se do t;ua dërgojë çeqet direkt dy organizatave që ajo i ka zgjedhur personalisht.

Pasi e kanë vendosur shumën që do të paguhet pas divorcit, Amber pati thënë se do t’iu dorëzojë çdo qindarkë dy spitaleve të fëmijëve në Los Angeles, nga 3.5 milionë dollarë secila.

Revista amerikane TMZ, ka kontaktuar me Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles për të parë nëse kanë marrë ndonjë donacion, por ata kanë deklaruar se ende s’kanë marrë para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat