Shqiptari në krah të vajzës së legjendës botërore të muzikës

Mediale Vip

Shqiptari në krah të vajzës së legjendës botërore të muzikës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 23:15
Michael Jackson

Shqiptarët me çdo ditë që kalon po dëshmojnë se akulli i dikurshëm me botën tashmë është i thyer.

Nëse deri dikur si popull njiheshim për emigracionin ilegal dhe vepra jo fort të mira, depërtimet në botë dhe miqësitë me njerëz tashmë janë shndërruar në rutinë.

I kemi parë përplot shqiptarë në krah të këngëtareve e modeleve por deri sot, vetëm një model ka arritur të takojë dikë nga familja e ikonës botërore të ndjerë, Michael Jackson.

Ka qenë Mirlind Morina ai që ka arritur së fundmi të takohet me vajzën e mbretit të muzikës pop, Paris Jackson.

Përshtypjet e këtij takimi me 19 vjeçaren, modeli shqiptar i ka treguar në rrjete sociale ku ka shprehur kënaqësinë për mundësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat