Big Basta pa dorashka: 'Majk dhe Getoari blejnë klikime'

Mediale Vip

Big Basta pa dorashka: 'Majk dhe Getoari blejnë klikime'

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:17
Big Basta

Big Basta ka publikuar një këngë për tregun botëror. 'Inna di dance' është një remiks i DJ-t të reggae-s, Mr. Rez, është nxjerrë për shitje në iTunes dhe Amazon dhe siç thotë Big-u, është transmetuar në 22 radio amerikane.

Megjithatë ai tregon se kënga nuk është dëgjuar në Shqipëri sepse nuk ka videoklip, pasi 'në Shqipëri këngët shihen, nuk dëgjohen'. Nisur nga kjo, Big Basta foli për situatën e muzikës në Shqipëri duke vënë në dukje se Rita Ora ka 12 milion klikime ndërsa këngët shqiptare arrijnë 60 milion klikime.

'Kemi rastin kur Majk dhe Ghetto Geasy me këngën 'S'jena mo' kanë arritur 70 milion klikime ndërsa ëilli ëilliam me këngën 'Ego' i ka ose s'i ka 60 milion. Unë i kam miq këta që përmenda dhe nuk më vjen turp t'ua përmend të metat e veta, ashtu siç do të doja që ata të përmendnin të metat e mia.'

Big-u këmbëngul në zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit, sepse do të filtronte muzikën dhe këngëtarët nuk do të ishin kaq të nxitur për të blerë klikime. Reperi thekson se dikush që ndjek në Instagram Big Bastën nuk mund të ndjekë edhe Sinan Hoxhën.

'Tani ju edhe vetë e shikoni se ai që ndjek përshembull në Instagram Big Bastën ndjek edhe Sinan Hoxhën dhe kjo nuk është normale. Me gjithë respektin që kam për Sinanin, kjo nuk është normale për veshin e dëgjuesit.'

Ai e përmbyll këtë diskutim duke thënë se me gjithë kronikën e zezë që dëgjohet në lajme dhe një politikë që kontribuon pak në përmirësimin e jetës, arti, muzika, mbeten shtylla për t'i bërë shqiptarët të ndihen mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat