Këngëtarët e milionave, kryesojnë të rinjtë dhe duetet

Mediale Vip

Këngëtarët e milionave, kryesojnë të rinjtë dhe duetet

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 27 gusht 2016 Në ora: 20:19
Ilustrim

Një verë me plot zhurmë dhe hite të nxehta, ishte kjo që po lëmë pas. E nëse dikush nuk iu beson ende klikimeve dhe ecjet të shpejtë për brenda një ditë të klipeve në kanalin Yoitube, ka nga ata që i marrin si bazë matëse.

E në fakt duhet të pranojmë që këtë verë doninuam duetet mjaft të gjetura të cilat ju sollën artistëve miliona klikime që përkthehen në para. Kujtojmë super duetin në mes Ermal Fejzullahu & Gjiko dhe kënga “Hajmali”, apo Young Zerka & Ronela Hajati me “Syn i jemi”.

Edhe Getinjo ft. Kida me këngën “Ku je” rrëmbeu miliona klikime, po ashtu kjo verë ishte edhe e Santantës ft. Gent Fatali me duetin “Na e dina”. E shumë e shumë duete të tjera, ku rezultuan të suksesshme, por nëse njëri artist ishte i njohur tjetri ishte jo shumë, por mbi të gjitha nga mosha shumë të rinj që morën epitetitin e “Këngëtarëve të milionave”. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat