Kastro Zizo kandidon në zgjedhjet e ardhshme

Mediale Vip

Kastro Zizo kandidon në zgjedhjet e ardhshme

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 21:26
Kastro Zizo

Kastro Zizo ka thënë se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e vitit 2017.

Në një intervistë për emisionin Thumb, këngëtari dhe moderatori ka theksuar se nuk është më pjesë e LSI dhe se beson që mund të arrijë numrin e nevojshëm të votave.

“Unë nuk vazhdoj me asnjë forcë politike. Vitin tjetër kandidoj si i pavarur në qarkun e Tiranës. Jam angazhuar për shumë vite me atë forcë politike dhe mbetem mik shumë i mirë i shumë eksponentëve që janë aty”.

“Unë jam shumë i bindur që i kam 10 mijë vota në qarkun e Tiranës që besojnë tek unë. Ka një program që unë jam duke e përpiluar dita-ditës”.

“Pjesë e këtij programi është dhe fushata e legalizimit të drogërave të lehta dhe besoj se i kam 10 mijë naçu në Tiranë që do të më përkrahin”, ka shtuar Klevis Bega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat