Bleona dy muaj e martuar?!

Mediale Vip

Bleona dy muaj e martuar?!

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 22:27
Bleona

Me vite të tëra është përfolur për relacionin e saj me ish bashkëshortin Gani Bardha, por duket se kur është fjala për Bleonën, shumë gjëra nuk janë kuptuar.

Sonte në ciklin e dokumentarëve ‘E vërteta e fshehur e yjeve’, të përgatitur enkas nga gazetari Vlorijan Halili për Bleonën u hodh dritë në lidhje me karrierën dhe jetën private nga fillet e deri sot kur flasim.

E në dokumentarin e kushtuar Bleonës, u zbulua edhe një detaj ekskluziv nga burime të afërta, i pa thënë më parë.

Bleona dhe Ganiu kanë qenë ligjërisht të martuar gjatë periudhës 10 vjeçare së bashku, dhe atë për vetëm dy muaj.

Gjatë kësaj periudhe, Bleona ka jetuar në Dallas por aspak e kënaqur është zhvendosur në Los Angeles duke mbajtur ndarjen pak a shumë sekret nga publiku mes tjerash për shkak të respektit të madh për njëri-tjetrin.

Koha kur Ganiu vetëm se ishte shfaqur publikisht me të dashura të tjera, në 2014-tën paraqiti momentin kur publikisht u kuptua ndarja, që kishte ndodhur shumë më herët.

Në intervista, Bleona gjithmonë është shprehur mirënjohëse për Ganiun që e mori në Amerikë duke thënë se ndarja kishte ndodhur me kompromis. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat