Zbulohet historia e dashurisë së Laura Vorpsit me biznesmenin

Mediale Vip

Zbulohet historia e dashurisë së Laura Vorpsit me biznesmenin

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 09:56
Laura Vorpsi

Dasma VIP e djalit të pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqit, mblodhi 600 të ftuarit VIP në Pallatin e Kongreseve, ndërtesa në Tiranë që për herë të parë hapi dyert për dasmorë.

Në ceremoninë e së shtunës së Redon dhe Mariam Ndroqit, nuk munguan çiftet e zyrtarizuar, por edhe ata të rinj që kishin rezervuar këtë dasmë madhështore për të dalë hapur në njëfarë mënyre pas një lidhjeje të fshehtë. Çifti më i ri që kanë pozuar para banerit me Ylli & Mimoza Ndroqin ishin ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, sot koordinatore, dhe biznesmeni i njohur, Theodhoro Çami.

Që pas largimit si zëdhënëse e PD¬së, Laura i ka pasur të rralla daljet e saj publike, dhe kjo është hera e parë që ajo shfaqet dhe me veshje mondane, një fustan në ngjyrën e gjelbër rrëzëllitëse.

Stilit të saj i është përshtatur dhe Teo, i cili ra në sy për kombinimin shik me kravatën dhe këpucët, në nuancat e ngjyrës së fustanit të Laurës, shkruan “Panorama Plus”.

Sipas mediave të ndryshme, Laura Vorpsi e ka mbajtur larg vëmendjes jo vetëm jetën e saj publike, por edhe lidhjen me biznesmenin Theodhoro Çami, me të cilin pavarësisht se është fotografuar për herë të parë në këtë dasmë, flitet se është një histori që nisi para një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat