Enisa, shqiptarja e rradhës që nis rrugën drejt suksesit

Mediale Vip

Enisa, shqiptarja e rradhës që nis rrugën drejt suksesit

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 11:22
Enisa Nikaj

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Enisa Nikaj, ka publikuar më në fund produksionin e saj të parë muzikor. Pas shumë e shumë këngëve cover, të këngëtarëve më të njohur si Justin Timberlake, Sia dhe Adele, 19 vjeçarja ka vendosur të nisë rrugën drejt suksesit me këngën “Burn This Bridge”, këngë e cila është shkruar nga vetë Enisa. Projekti i saj është publikuar në Youtube, ndërsa klipi do të publikohet pas dy javësh.

Përveç se e bukur, ajo ka edhe një zë impresionues që me siguri do të depërtojë në industrinë muzikore. Ajo ka lindur në Brooklyn, New York, nga dy prindër shqiptarë me origjinë nga Mali i Zi. Shpresojmë që “Burn This Bridge” të jetë një ogur i mirë për Enisën, dhe emri i saj të ngrihet lart e më lart në billboard-at muzikorë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat