Ledion Liço: Lidhja me Sarën më ka sjellë probleme

Mediale Vip

Ledion Liço: Lidhja me Sarën më ka sjellë probleme

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:06
Sara Hoxha - Ledion Lico

Në emisionin ‘InTv’, këtë herë i ftuar ka qenë moderatori i njohur Ledion Liço.

Ai është pa dyshim një ndër personazhet mediatikë më të përfolur të momentit. Lidhja me një nga trashëgimtaret e ‘Top Channel’, u përfol shumë si në media dhe nga opinioni publik.

Por jo gjithçka ka shkuar ‘vaj’ në lidhjen me Sara Hoxhën. Përpos lidhjes së bukur që ata të dy kanë, ajo që është vënë më shumë në fokus ‘posedimi’ i programeve të ‘Top Channel’ për shkak të kësaj lidhjeje.

Pyetjes se a e ka bezdisur fakti që flitet se lidhja me Sarën ka arritur të aludohet se tashmë Ledioni ka marrë programet më të mira të ‘Top-it’, ai i është përgjigjur”

‘Është krejtësisht e pavërtetë.’, u shpreh ai, ‘Gjithmonë kam pasur programet më të mira edhe para se të lidhesha me Sarën.’

Ky reagim sipas Ledionit është normal kur njerëzit shohin dikë që ka ka më shumë pushtet se ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat