Të dashuruar edhe në jetën reale?

Mediale Vip

Të dashuruar edhe në jetën reale?

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 21:29
Jenna Coleman dhe Tom Hughes

Është raportuar se Jenna Coleman dhe Tom Hughes, të cilët aktualisht luajnë çiftin e famshëm Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert në Victoria ITV, në të vërtetë janë në lidhje edhe në jetën reale.

Sipas The Mail on Sunday, çifti filloi lidhjen verën e kaluar para se ata filluan xhirimet për dramën historike.

Një burim tha: “Ata kanë qenë së bashku për muaj, që nga vera e kaluar. Ajo që filloi si një lidhje dashurie u bë një romancë shumë serioze”.

“Ata janë shumë të dashur me njëri-tjetrin”.

Jenna së fundmi ka qenë në lidhje me aktorin e “Game of Thrones” Richard Madden dhe u përfol së fundmi për të qenë në një marrëdhënie me Princin Harry. Megjithatë, 30 vjeçarja ka mohuar thashethemet pasi u pyet në lidhje me romancën e tyre, duke thënë: “Jo ai është mik i imi”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat